Arrestohet një kumanovarë në Shkup, dyshohet për vjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është arrestuar një kumanovarë i cili ka marrë targat e një veture në Shkup, dhe të njëjtat i ka vendosur në veturën e tij, përcjell T21. Nga MPB thonë se i njëjti është arrestuar ndërsa i është konfiskuar vetura dhe targat e veturës.

“Me datë 31.01.2022 në ora 17.05 në rrugën “11 Nëntori” në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar B.R. (38) nga fshati Mateç, Komuna e Likovës.

Ai dyshohet se në zonën e Shkupit ka vjedhur targa nga automjeti “Opel Vectra”, në pronësi të M.Q. nga Shkupi dhe i ka vendosur në automjetin tip “Volvo”, për të cilin nuk ka pasur dokumentacion të rregullt”, theksojnë nga MPB.

Arrestohet një kumanovarë në Shkup, dyshohet për vjedhje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy