Arrestohen 14 persona në Shkup, organizuan aheng gjatë orës policore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dhjetë të mitur dhe katër të rritur të tjerë morën pjesë në ahengun e mbrëmshëm në shtëpinë e 24-vjeçarit V.M.

Sidoqoftë, ahengu u ndërpre nga policia, ndërsa Ministria e Brendshme informoi se pas një raporti të mëparshëm në orën 03:49, oficerët e policisë nga SPB Shkup dhe Bit Pazar kryen kontroll në shtëpinë ku po qëndron V.M. (24) nga Shkupi .

“Gjatë kontrollit, përveç V.G, u gjetën edhe 13 persona të tjerë (tre të rritur dhe 10 të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç) dhe u konkludua se masat për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 nuk janë respektuar”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Arrestohen 14 persona në Shkup, organizuan aheng gjatë orës policore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy