Arrestohen 3 persona për kontrabandë në Tanushë dhe Vizbeg

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më datë 13.01.2022 në ora 20.20 policët e Sektorit për krim ndërkufitar dhe migracioni Shkup kanë arrestuar M.A.(33) dhe E.A.(45), të dy nga fshati Tanushë e Shkupit për shkak se dyshohen se kanë kryer veprën penale “kontrabandim”.

“Në rrugën lokale nga fshati Brodec drejt Tanushës, rreth orës 20:00, gjatë kontrollit të veturës me targa të Shkupit, me shofer M.A., është gjetur sasi e madhe e mallit me përdorim të gjerë, pa dokument përkatës për origjinën e saj. Pas ndërmarrjes së aktiviteteve zyrtare, policët janë penguar nga E.A. Në lidhje me rastin, më datë 14.01.2022, rreth orës 00:00 nga policët e rajonit të Vizbegut është vërejtur veturë me targa të Shkupit në pronësi të F.A. nga Shkupi, vëlla i E.A., i cili nuk ka ndaluar në sinjalizimin e dhënë për të ndaluar, por ka rritur shpejtësinë dhe është drejtuar drejt magazinës”.

“Pas sigurimit të urdhrit nga gjykatësi i procedurës paraprake, është kryer kontroll në veturë, ku është konstatuar se në të ka ssi të madhe të prodhimeve pa deklaracion”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në koordinim me prokurorin publik personat janë arrestuar në stacion policor.

Advertisement

Arrestohen 3 persona për kontrabandë në Tanushë dhe Vizbeg shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy