Policët nga Stacioni Policor Gazi Babë dje i privuan nga liria E.A. (29) dhe L.A. (23), të dy nga Shkupi, kumtuan nga MPB-ja.

“Duke vepruar sipas kallëzimit, ata u kapën menjëherë pas veprës penale vjedhje të rëndë në subjektin afarist dhe në to u gjetën sendet e vjedhura, të cilat u konfiskuan dhe iu kthyen pronarit”, informojnë nga MPB-ja.

“Dy personat janë arrestuar në koordinim me Prokurorin Publik nga PTHP Shkup, pas dokumentimit të materialit, kundër tyre do të ngrihen aktakuzë sipas nenit 236, paragrafi 1 të Kodit Penal”, shtojnë nga MPB-ja.

Arrestohen dy grabitës në Gazi Babë të Shkupit për vjedhje të rëndë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";