Arrestohen dy persona në Tetovë për posedim të lëndëve narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pjesëtarët e policisë të SPB- Tetovë dje (02-mars) rreth orës 15.00, në rrugën e “Lubotenit” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat J.S. (51) dhe B.G. (41), të dy nga Tetova, pasi gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur heroinë.

“Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të përgatitet parashtresa përkatëse në bazë të nenit 215 i Kodit Penal për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

 

Arrestohen dy persona në Tetovë për posedim të lëndëve narkotike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy