Arrestohen dy persona nga Studeniçani, dyshohen për kontrabandim me imigrantë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Jug ka ngritur kallëzim penal kundër A.R. (23) dhe A.B. (28), të dy nga fshati Studeniçan i Shkupit, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale kontrabandim me imigrantë.

Të arrestuarit, më 16 shkurt në ora 20.50 në autostradën Gjevgjeli – Demir Kapi, te kryqëzimi i Miravcit, duke drejtuar veturën “Mercedes” me targa bullgare, e drejtuar nga i arrestuari i parë, nuk janë ndalur në shenjë ndalimi nga punonjësit e policisë.

Menjëherë më pas kanë lënë mjetin në autostradë dhe janë larguar.

Në automjet janë gjetur nëntë emigrantë (7 nga India dhe nga një nga Afganistani dhe Pakistani), si dhe pas masave dhe veprimeve të marra, të arrestuarit janë gjetur dhe dërguar në komisariat”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

Arrestohen dy persona nga Studeniçani, dyshohen për kontrabandim me imigrantë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy