minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Arrestohen dy persona nga Tetova, akuzohen për sulm ndaj zyrtarëve policorë - Struga.info


Arrestohen dy persona nga Tetova, akuzohen për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton arrestimin e dy personave, njëri nga fshati Zhelinë dhe tjetri nga fshati Xhepçishtë të Tetovës.

Personat në fjalë kanë sulmuar fizikisht pjesëtarët e policisë. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

“Pjesëtarët policisë të SPB-Tetovë dje (13-qershor) rreth orës 04:15 në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë kanë privuar nga liria personat M.N. (53) nga Zhelina e Tetovës dhe A.N.(49) nga Xhepçishti i Tetovës, të cilët paraprakisht janë vërejtur duke tentuar të kryejnë një vjedhje në një parcelë të një kompanie nga Tetova, ku gjatë privimit nga liria i kanë sulmuar fizikisht pjesëtarët e policisë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohen parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

The post Arrestohen dy persona nga Tetova, akuzohen për sulm ndaj zyrtarëve policorë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy