Arrestohen katër persona në Gostivar, vodhën makinën e një tetovari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Katër personat e dyshuar për vjedhjen e një veture të 43 vjeçarit nga Reçica e Madhe në Tetovë, u arrestuan nga Policia e Maqedonisë, e cila ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj tyre.

“Policia ka privuar nga liria SH.M. (21), V.U. (22), SH.M. (21) dhe F.A. (22) të gjithë nga f. Vrapçishtë-Gostivar. Ata dyshohen se më herët në mënyrë kundërligjore kanë marrë automjetin ”Citroën berlingo” me targa regjistrimi të Tetovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Vetura ishte pronë e 43 vjeçarit N.., e cila i është kthyer pronarit në momentin që është gjetur.

Arrestohen katër persona në Gostivar, vodhën makinën e një tetovari shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy