Arrestohen katër persona në Maqedoni për drogë që kushton mbi 70 mijë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohen katër persona në Maqedoni për drogë që kushton mbi 70 mijë euro

Pas procedurës dy mujore hetimore, gjatë ditës së djeshme me urdhër të prokurorit, zyrtarët policorë të MPB-së zbatuan aksion policor.

Në aksion, siç njoftojnë nga PTHP, janë konfiskuar rreth 20 kilogramë marihuanë në vlerë prej rreth 70 mijë euro, tre automjete, një shumë të madhe të parave, telefona dhe kartela.

Deri tani janë arrestuar tre persona, ndërsa gjatë ditës së sotme është gjetur dhe arrestuar edhe personi i katërt i dyshuar.

Prokurori dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër katër personave të dyshuar për veprën penale për tregti me drogë.

Advertisement

Policia në Dibër konfiskon marihuanë me vlerë 70 mijë euro

“Duke velrësuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e masës së paraburgimit, gjatë ditë së sotme prokuroi deri te gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Penale të Shkupit do të propozojë caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Advertisement

Arrestohen katër persona në Maqedoni për drogë që kushton mbi 70 mijë euro shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy