Arrestohen pesë persona, kanë detyruar fëmijët e tyre të lypin nëpër rrugët e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Departamentet për çështje kriminale në njësitë për punë të brendshme në SPB-Shkup, në bashkëpunim me Institucionin Publik Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale – Shkup, gjatë javës së kaluar kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për parandalimin e “lypësve”.

Gjatë aksionit policor janë arrestuar Xh.SH (20), S.R (20), E.M. (32) dhe F.S. (20), të gjithë nga Shkupi dhe M.A. (46) nga Ohri. XH.SH., S.R., E.M. dhe M.A. janë gjetur së bashku me fëmijët e tyre të mitur teksa lypnin në kryqëzime dhe bulevardet në zonën e Shkupit. Pas plotësimit të dokumentacionit për rastin ndaj tyre do ngriten kallëzime penale.

Ndërsa F.S. është gjetur duke lypur në një udhëkryq në bulevardet “Sllovenia” dhe “Autostrada e Adriatikut”, për çka është ndaluar dhe ndaj saj do të bëhet procedimi përkatës./Telegrafi/

Arrestohen pesë persona, kanë detyruar fëmijët e tyre të lypin nëpër rrugët e Shkupit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy