Arrestohen tre persona në Tetovë për posedim të lëndëve narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë informon se janë arrestuar tre persona, për shkak të posedimit të lëndëve narkotike.

“Mbrëmjen e djeshme (29-gusht) rreth orës 21:40, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar personat H.D.(29), B.S.(32), I.A.(33), të tre nga Reçica e Vogël e Tetovës, për arsye se gjatë kontrollit iu gjet dhe konfiskua kokainë”.

“Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

The post Arrestohen tre persona në Tetovë për posedim të lëndëve narkotike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy