Arrestohen tre shtetas të RMV-së në Mal të Zi, kanë vjedhur një portofol me 1500 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre maqedonas, A.A. (26), A.O. (41) dhe J.D. (47) janë arrestuar pasi policia në Nikshiq ka zbuluar se kanë vjedhur një portofol me 1500 euro në një objekt komercial në Bogetiq. Pas vjedhjes, të tre janë arratisur me një “Audi”, transmeton Vijesti.

Në njoftimin e policisë së Nikshiqit, thuhet se në afërsi të vendit të Ferns, zyrtarët policorë kanë ndaluar një “Audi” me tre shtetas të Maqedonisë të cilët janë sjellë në ambientet zyrtare të policisë. Policia zbuloi se A.A. ka vjedhur portofolin, ndërsa A.O. dhe J.D. kanë marrë dhe kanë mbajtur një pjesë të parave.

“A.A. dyshohet për veprën penale të vjedhjes, ndërsa A.O. dhe J.D. akuzohen për veprën e fshehjes dhe të tre janë arrestuar”, thuhet në njoftim dhe shtohet se pjesa më e madhe e parave të vjedhura janë gjetur dhe kthyer, ndërsa automjeti me të cilin është kryer vepra është konfiskuar.

The post Arrestohen tre shtetas të RMV-së në Mal të Zi, kanë vjedhur një portofol me 1500 euro appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy