Gjatë bastisjes policia në shtëpi ia ka gjetur veshjen që e ka pasur kur e ka kryer veprën penale dhe si pasojë është arrestuar 35-vjeçarja nga Shkupi për “mashtrim” dhe “vjedhje të rëndë”.

“Më 22.09.2021 policët e Njësitit për Punë të Brendshme Gazi Babë e kanë privuar nga liria B.A.(35) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e më shumë veprave penale “mashtrim”, “vjedhje të rëndë” dhe “vjedhje” në rajonin e Gazi Babës. Pas urdhrit gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe është gjetur veshja që e ka pasur gjatë kryerjes së veprave penale. Në prani të prokurorit publik është kryer identifikimi edhe nga të dëmtuarit dhe janë zbardhur 6 vepra penale – tre mashtrime, një vjedhje e rëndë dhe dy vjedhje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pas dokumentimit të rastit, nga MPB-ja bëjnë të ditur se kundër saj do të shqiptohet kallëzim përkatës.

Arrestohet një 35-vjeçar nga Shkupi, dyshohet për mashtrim dhe vjedhje shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";