Arrestohet vjedhësi 17 vjeçar nga Shkupi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se zyrtarët policorë kanë arrestuar 17 vjeçari nga Shkupi i cili kishte kryer vjedhje të rëndë në lagjen Aerodrom të Shkupit.

“Më 27.07.2021 nga zyrtarët policorë është arrestuar 17 vjeçari nga Shkupi, i cili më herët kishte kryer vjedhje të rëndë në një objekt në Aerodrom të Shkupit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata sqarojnë se në koordinim me Prokurorin Publik për të mitur dhe në praninë e prindërit është biseduar dhe ai ka pranuar veprën duke sqaruar mënyrën e kryerjes së veprës.

Advertisement

Pas dokumentimit të plotë kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuate./Telegrafi/

Arrestohet vjedhësi 17 vjeçar nga Shkupi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy