Arrestohet një diler i lëndëve narkotike në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje, më 09.09.2021 në ora 18.20 në fshatin Gllumovë të Shkupit, policët kanë arestuar një 30-vjeçar, pasi në shtëpinë e tij është gjetur marihuanë.

“Pas informacioneve të siguruara paraprakisht dhe pas urdhrit gjyqësor, është arrestuar M.P.(30) nga Shkupi, sepse gjatë bastisjes së tij, në shtëpinë e tij dhe në vilë është gjetur marihuanë, metamfetamin dhe peshore digjitale”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës.

Arrestohet një diler i lëndëve narkotike në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy