Arrestohet një grabitës në Gostivar, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se me datë 03.06.2024 në ora 03:30 në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria E.Sh (36) nga Gostivari.

Siç njoftojnë nga MPB, ai me urdhër të gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg me gjashtë vite për veprën penale “grabitje” nga neni 237 i Kodit Penal.

“Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB.

The post Arrestohet një grabitës në Gostivar, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy