Arrestohet një hajdut nga Prilepi, pasuria e vjedhur i është kthyer pronarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga MPB lajmërojnë se sot në datën 07.11.2023 në sheshin “Metodia Andonov Çento” në Prilep, zyrtarë policorë nga SPB Manastir – SPB Prilep e kanë privuar lirinë S.R. (28) nga Prilepi.

“Ai dyshohet se ka kryer vjedhje në një objekt për shitjen e suvenireve, në pronësi të Muzeut të Prilepit. I dyshuari janë gjetur sendet e konfiskuara dhe i janë kthyer pronarit”, njoftojnë nga MPB-ja.

Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Arrestohet një hajdut nga Prilepi, pasuria e vjedhur i është kthyer pronarit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy