Arrestohet një kontrabandist i migrantëve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në autostradën A1, tek tuneli Demir Kapi, mbrëmë në ora 19:50 minuta nëpunësit policorë nga Stacioni policor për në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” e arrestuan N.C. (54) nga Kosova.

Siç informuan sot nga MPB-ja, gjatë kontrollit të automjetit ““Volkswagen Touran”” me targa të Kosovës, janë gjetur shtatë persona – emigrantë nga Pakistani.

N.C. është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Arrestohet një kontrabandist i migrantëve në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy