Arrestohet një person në Haraçinë, kërkohej me tre fletarrestime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme, ka informuar se dje, në ora 15.20 në rrugën Boca Ivanovska në Shkup, efektivet e policisë nga Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar – Seksioni i kërkimit, kanë arrestuar Q.A. (29) nga fshati Haraçinë, i cili kërkohej me tre flet-arreste.

“Ai kërkohej me urdhër të Burgu të Shkupit, në lidhje me nenin 392 të Kodit Penal, për arratisje nga burgu. Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, për paraburgim në lidhje me nenin 418 nga Kodi Penal. Me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, në lidhje me nenin 297 të Kodit Penal dhe një njoftim qendror nga Ministria e Brendshme në lidhje me nenin 372 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Arrestohet një person në Haraçinë, kërkohej me tre fletarrestime shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy