Arrestohet një person në Shkup, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni informon se dje (3 tetor) në Shkup, zyrtarët policor kanë arrestuar personin K.M (21) nga Shkupi.

Ai kërkohej me urdhër qendror, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti për veprën penale “vjedhje” nga neni 235 i Kodit Penal.

Personi është dërguar në Burgun e Shkupit për vuajtje të dënimit.

Arrestohet një person në Shkup, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy