Arrestohet një person në Veles, zbardhen tre vepra penale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje në orën 17:10 në Veles, është arrestuar 41-vjeçari A.K. nga fshati Orizare e Epërme. Ai dyshohet se në periudhën 16/17.09.2023 nga një garazh në Veles ka marrë një veturë motorike të pasagjerëve “Citroen C3” me shenja regjistrimi të Velesit, pronë e A.D.(60) nga Velesi dhe një vegël elektrike.

“Përveç kësaj, para një dyqani në Veles, ai duke u paraqitur rrejshëm si polic, i ka marrë një celular dhe një portofol me dokumente personale, kartela bankare dhe çelësat e shtëpisë nga K.P.(50) nga Velesi dhe më pas ka hyrë në shtëpinë e tij në Veles e ka kontrolluar por nuk ka marrë asgjë dhe nga parashtëpia në Veles ka marrë një motoçikletë “Longia” pa shenja regjistrimi në pronësi të R.K.(45), e cila më pas është gjetur pranë një restoranti në Veles”.

“Pas vendimit gjyqësor të lëshuar nga Gjykata Themelore e Velesit, zyrtarët policorë kanë bastisur shtëpinë e A.K., gjatë së cilës është gjetur një kartelë bankare në emër të K.P. dhe sende të tjera që burojnë nga veprat penale dhe do t’u kthehen pronarëve. Pasi lënda të jetë dokumentuar plotësisht, do të dorëzohet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/

Arrestohet një person në Veles, zbardhen tre vepra penale shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy