Arrestohet një person nga Gostivari, ofendoi dhe nënçmoi policët gjatë kryerjes së detyrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje rreth orës 12.00, në rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë arrestuar personin S.B. (47) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit.

Sipas MPB, ai është sjellë në mënyrë agresive, ka refuzuar të identifikohet dhe ka ofenduar dhe nënçmuar zyrtarët e policisë gjatë kryerjes së detyrës në fushën e trafikut.

Çështja ndaj tij është duke u sqaruar, kështu që do të pasojë parashtresë adekuate.

 

Advertisement

The post Arrestohet një person nga Gostivari, ofendoi dhe nënçmoi policët gjatë kryerjes së detyrës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy