Arrestohet një person nga Serbia në Maqedoni, kapet duke kontrabanduar emigrantë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me datë 09.07.2023 rreth orës 12:30 në fshatin Prdejci, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bogorodicë në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare “Jug” kanë ndaluar L.D.(29) nga Republika e Serbisë.

Ai është gjetur duke transportuar 10 emigrantë nga Siria në një veturë të pasagjerëve Audi A6 me marka kombëtare serbe në rrugën rajonale Negorci – Prdejci.

“Në vendin e ngjarjes ka bërë këqyrje nga ekipi i Stacionit Policor Gjevgjeli. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.

Arrestohet një person nga Serbia në Maqedoni, kapet duke kontrabanduar emigrantë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy