Arrestohet një person nga Shkupi për armëmbajtje pa leje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpunësit policor nga Qendra Rajonale për çështje kufitare Veri – Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Sopot, dje në orën 23:15 minuta në pikën e karburantit në fshatin Llojan, Komuna e Likovës ka privuar nga liria B.N. (22) nga fshati Bllacë, Shkup.

Siç informojnë nga MPB, gjatë kontrollit të makinës “VW Golf” me targa të Shkupit, është gjetur një pistoletë e markës “M57” si dhe një karikatorë me pesë plumba të kalibrit 7,62 mm, për të cilët personi në fjalë nuk posedon leje.

 

Arrestohet një person nga Shkupi për armëmbajtje pa leje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy