Arrestohet një person për vjedhje në Hasanbeg

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm në Hasanbeg të Shkupit kanë arrestuar një 21-vjeçar i cili akuzohet për disa vjedhje në Shkup.

Nga MPB njoftojnë se gjatë bastisjes që është realizuar rreth orës 06:00 mëngjesin e sotëm, në shtëpinë e të riut janë gjetur gjësende nga dy grabitje.

“Është privuar nga liria D.H. (21) nga Shkupi, pasi dyshohet se është autor i grabitjeve, njëra në një shoqëri financiare në rrugën “Metodij Andonov Çento”, e kryer më 27.10.2021, dhe tjetra në një lokal bastesh në “Rr. Maxhari” me datë 17.09.2021.”, theksojnë nga MPB.

Arrestohet një person për vjedhje në Hasanbeg shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy