Policia më 25.12.2021 në vendkalimin kufitar Tabanocë ka arrestuar një shoferë 22 vjeçar nga Strumica, i cili po transportonte udhëtarë pa leje për transport ndërkombëtar.

Gjatë kontrollit në automjetin “Ford Transit”, me targa të Strumicës, i drejtuar nga P.L. (22) nga Strumica, zyrtarët policorë kanë konstatuar se i njëjti është duke kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa leje për linja të transportit ndërkombëtar.

Personi i është dorëzuar për procedurë të mëtejshme inspektorit nga Inspektorati Shtetëror i Transportit pranë Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

Në vend në periudhën e kaluar ka pasur kontrolle të intensifikuara, gjatë të cilave janë konstatuar shumë lëshime të transportuesve./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arrestohet një shoferë autobusi nga Strumica, nuk ka pasur leje për transport ndërkombëtar shkruan Telegrafi.