Arrestohet një shpërndarës droge në Saraj, i dënuar me pesë vjet burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni informon se me datë 15.08.2023 në ora 20:45 në rrugën “Skoevska” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për bastisje në SPB Shkup dhe Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë arrestuar S.S.(34) nga fshati Arnakija, komuna Saraj.

Siç njoftojnë nga MPB, i arrestuar është i dënuar me pesë vjet burg për veprën penale “prodhim dhe lëshim në treg të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 i Kodit Penal dhe për të është lëshuar fletarrest qendror nga Burgu Idrizovë, ku i kanë mbetur edhe dy vjet e tetë muaj dënim.

“Personi është dërguar në INP – Burgu Idrizovë për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/

Arrestohet një shpërndarës droge në Saraj, i dënuar me pesë vjet burg shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy