Policia kufitare në Kukës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, i shpallur në kërkim nga autoritetet belge.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, u bë arrestimi i Djelal Feratit, pasi autoritetet gjyqësore në Antwerp, Belgjikë e kanë dënuar me 3 vite burg për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Vjedhje”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

The post Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Kukës, kërkohej nga Belgjika appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";