Policia e Maqedonisë sekuestron 14 kilogramë hashash në Deve Bair, arrestohet një shtetas i Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje (7 mars) zyrtarët policor të Departamentit për kriminalistikë, kanë ndërprerë një kanal ndërkombëtar për transport të hashashit.

“Janë konfiskuar 14 kilogramë hashash, që transportoheshin nga Shqipëria, përmes Maqedonisë dhe Bullgarisë, me destinacion përfundimtar Turqinë”.

“Në orën 12:45 në pikën e kalimit kufitar Deve Bair (në dalje nga RMV) një automjet BMW, i drejtuar nga shtetasi shqiptar H.H. (60) gjatë kontrollit janë gjetur pako hashashi. Personi H.H. është privuar nga liria”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Advertisement

 

Policia e Maqedonisë sekuestron 14 kilogramë hashash në Deve Bair, arrestohet një shtetas i Shqipërisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy