Një 30-vjeçar shtetas i RMV-së, i dyshuar si udhëheqës i një mafie droge që vepron në të gjithë Evropën Qendrore, u arrestua në aeroportin e Gjenevës më 29 janar, pas së cilës u ekstradua në Austri, njoftoi portali zviceran Blick.ch.

Sipas autoriteteve hetuese austriake, ai kërkohej me urdhër-arresti evropian që nga viti 2022, si i dyshuar për organizimin e kontrabandës së të paktën katër kilogramëve heroinë dhe 1.5 kilogramë met kristal.

Zyra e prokurorit publik të Linz-it e konsideron atë një anëtar kyç të rrjetit rajonal të shpërndarjes së drogës.

Shtetasi i RMV-së, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka fluturuar nga Prishtina dhe ka pasur dokumente të reja, pasi e ka ndërruar emrin në Maqedoni. Por autoritetet kufitare zvicerane arritën ta identifikonin atë si person në kërkim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Arrestohet një shtetas i RMV-së në Zvicër, dyshohet si udhëheqës i një grupi mafioz appeared first on Telegrafi.