Arrestohet një shtetas serb në Maqedoni, për shkak të transportit joligjor të migrantëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpunësit e policisë dje në hyrje të Gjevgjelisë, në pikën kufitare “Bogorodicë” e kanë privuar nga liria M.A (47) nga Republika e Serbisë, për shkak të transportimit të emigrantëve.

Siç informojnë nga MPB-ja, në makinën “Shkoda superb” me targa serbe, të cilën e ka drejtuar, ka transportuar dy emigrantë – A.J. (30) nga India dhe M.M (29) nga Pakistani.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa M.A u është dorëzuar nëpunësve të policisë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug. Emigrantët janë vendosur në Qendrën Transitore “Vinojug” në Gjevgjeli për procedurë të mëtejshme.

 

Advertisement

Arrestohet një shtetas serb në Maqedoni, për shkak të transportit joligjor të migrantëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy