Arrestohet një shtetas italian në Aeroportin e Shkupit, sulmoi fizikisht sigurimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shtetas italian është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Aeroportin e Shkupit.

Në ora 11:40 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar– Shkup” , zyrtarë policorë kanë ndaluar M.D.(36) nga Republika e Italisë, pasi me sjellje agresive ka shkelur rendin dhe qetësinë publike dhe ka sulmuar fizikisht Z. J. (46) nga Shkupi, i punësuar si roje.

Personi i është dorëzuar punonjësve të Policisë Petrovec për procedim të mëtejshëm dhe rasti pas procedurës paraprake i është paraqitur gjyqtarit.

Arrestohet një shtetas italian në Aeroportin e Shkupit, sulmoi fizikisht sigurimin shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy