Arrestohet një shtetas turk në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person, shtetas i Turqisë, është arrestuar në Shkup për shkak të dyshimit se ai plagosi një person tjetër, gjithashtu nga Turqia, me armë zjarri.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:00. I arrestuari tridhjetë vjeçar M.E.E. banonte përkohësisht në vend.

“Policia e SPB-Shkup ka privuar nga liria M.E.E. (30) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, për dyshimin se rreth orës 22:00, para një restoranti në rrugën Kazanxhiska në Shkup, ai qëlloi dhe i shkaktoi lëndime S.B., gjithashtu nga Republika e Turqisë”, thonë nga policia./Telegrafi/

Arrestohet një shtetas turk në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy