Arrestohet një vjedhës në Bit Pazar të Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot në ora 9:50 në Bit Pazar është arrestuar 30 vjeçari S.N nga Shkupi.

Ai është privuar nga liria për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

“Ai veprën penale e ka kryer më 31.07.2021 në rrugën “Prohor Pçinksi”, ku nga automjeti me tabela të Shkupit në pronësi të B.C nga Shkupi ka vjedhur trotinet elektrik dhe karrocë fëmije në vlerë prej 70 mijë denarëve”, thonë nga SPB Shkup.

Advertisement

Pas dokumentimit të rastit, nga MPN shtojnë se do të parashtrohet kallëzim penal ndaj tij./Telegrafi/

Arrestohet një vjedhës në Bit Pazar të Shkupit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy