Arrestohet Orce Kamçev

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është arrestuar biznesmeni Orce Kamçev mëngjesin e sotëm, shkruajnë mediat në gjuhën maqedonase.

Kjo për arsye se Agjencia për Siguri Nacionale ka pasur informacione se ai po përgatitet për arratisje.

Pas kërkesës së tyre ai është arrestuar dhe më pas është njoftuar Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion.

Tani Prokuroria do të kërkojë paraburgim, sepse Kamçev është i dyshuar në hetimin “Parcelat në Vodno”.

Advertisement

Ministria e Brendshme konfirmoi informacionin për “Fokus”, domethënë që Kamçev është ndaluar dhe se ai do të sillet para një gjykate./Telegrafi/

Arrestohet Orce Kamçev shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy