Arrestohet shkupjani, gjuajti me armë në Kodër të Diellit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasditen e sotme në Kodër të Diellit është arrestuar një shkupjan pasi i njëjti ka gjuajtur me armë.

Nga MPB njoftojnë se personi në fjalë armën e kishte me leje, ndërkaq e njëjta është konfiskuar nga policia.

“Policët nga SPB-Tetovë, sot (20 gusht) rreth orës 14:20 në Kodrën e Diellit, në zonën “Jellak”, kanë ndaluar B.N.(29) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se paraprakisht ka shtënë me armë zjarri që e posedonte me leje. Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja të zbrazëta, të cilat janë marrë për ekspertizë, ndërsa i është marrë pistoleta me karikator të zbrazët”, thonë nga MPB.

The post Arrestohet shkupjani, gjuajti me armë në Kodër të Diellit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy