Më shumë borë në Kodër të Diellit, më ftohtë në Shkup dhe Kumanovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më së shumti borë sot në mëngjes është matur në Kodër të Diellit, 25 centimetra, e më pas në Hanet e Mavrovës – pesë centimetra.

Më ftohtë ishte në Shkup-Petrovec, Tetovë, Berovë dhe Kumanovë me minus 3 gradë Celsius dhe në Shtip dhe Strumicë me minus dy gradë. Më ngrohtë ishte në Kodër të Diellit pesë gradë Celsiusë.

Gjatë dy ditëve të ardhshme meteorologët parashikojnë ndryshim të motit. Pritet të ketë reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta malore reshje të borës.

 

Advertisement

Më shumë borë në Kodër të Diellit, më ftohtë në Shkup dhe Kumanovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy