Arrihet marrëveshje, zgjedhjet në Maqedoni do të mbahen më 8 maj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se partitë politike kanë arritur marrëveshje që zgjedhjet të mbahen më 8 maj, përkatësisht rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill, kurse rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare të mbahen më 8 maj.

Kovaçevski theksoi se në takimin e liderëve ka pasur konsensus të gjerë për vërejtjet në legjislacionit zgjedhor, përkatësisht në Kodin Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE-OPDIHR-së.

Po ashtu ai tha se LSDM mbrëmë ka marrë vendim për formimin e Frontit Evropian dhe vendimi për caktimin e kandidtatit për kryetar shteti.

Kovçevski theksoi se pas 17 viteve, Maqedonia do të organizojë zgjedhje të rregullta parlamentare./Telegrafi/

Advertisement

Arrihet marrëveshje, zgjedhjet në Maqedoni do të mbahen më 8 maj shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy