Arrin helikopteri i MPB-së në Tetovë, Angellov: Shuarja e zjarrit do të bëhet nga toka

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrin helikopteri i MPB-së në Tetovë, Angellov: Shuarja e zjarrit do të bëhet nga toka

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov, në lidhje me zjarrin në Tetovë, ka njoftuar se shuarja e tij do të fillojë nga toka me mjete specifike, dhe jo me ujë nga ajri.

Ai tha se ekziston rreziku që uji nga ajri të shkaktojë përhapjen e zjarrit.

“Kemi kërkuar ndihmë edhe nga kompanitë private por edhe nga Ushtria e Maqedonisë, pasi ka rrezik të përhapet zjarri në objekte me lëndë të rrezikshme djegëse. Kërkoj nga qytetarët dhe ju gazetarët që të largoheni nga kjo pjesë, për shkak të sigurisë suaj”, theksoi mes tjerash Angellov.

Ndërkohë helikopteri i MPB-së ka arritur në vendin ku ka shpërthyer zjarri, ndërsa Angellov tha se nuk ka pasur vonesa në reagimin e Qendrës për Menaxhim me Kriza./Telegrafi/

Advertisement

Zjarri zgjerohet në fabrikat tjera afër ish-Monopolit në Tetovë

Arrin helikopteri i MPB-së në Tetovë, Angellov: Shuarja e zjarrit do të bëhet nga toka shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy