Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot arritën e 97 afganë të cilët janë aktivistë të Institutit Nacional Demokratik për Çështje Ndërkombëtare (NDI).

Ata përkohësisht do të akomodohen në Maqedoninë e Veriut deri sa të sigurohet transferimi i tyre në destinacionin e tyre përfundimtar.

Pas aterimit, qytetarëve nga Afganistani u janë zbatuar procedurat standarde, mbështetje nga Kryqi i Kuq, kontroll i sigurt dhe mbrojtje, mbështetje mjekësore, PCR test dhe mundësi për vaksinim.

“Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në aksionin humanitar global që ka për qëllim t’u ndihmojë qytetarëve afganë të cilët gjatë periudhës së kaluar punuan në përmirësimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe paqes”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar për shtyp./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Arritën edhe 97 afganë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.