Arritën vaksinat e para ruse në Maqedoni, bisedohet edhe për sasi të tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +

3.000 dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V. arritën në aeroportin e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vaksinat u morën nga automjeti në Qendrën Shëndetësore, ku vaksinimi do të fillojë të mërkurën.

Janë siguruar kushte për ruajtjen e tyre, përkatësisht frigoriferë nga minus 18 deri në minus 22 gradë celsius.

Kjo është dërgesa e parë nga gjithsej 200.000 doza të vaksinave Sputnik.

Advertisement

Vaksinat u pritën nga Ministri Venko Filipçe dhe Ambasadori rus Sergei Bazdnikin.

“Kjo është shuma e parë e tre mijë dozave që do të sigurojnë vazhdimësinë e procesit të imunizimit. Shumë faleminderit ambasadorit për angazhimin e tij për vaksinat në vend për të arritur sa më shpejt të jetë e mundur. Këto ditë po flasim edhe për dinamikën e sasive të tjera të vaksinave nga gjithsej 200.000 vaksina të porositura. Këto janë vaksina që janë të ndryshme për sa i përket vaksinimit dhe rivaksinimit, kështu që të gjitha këto 3000 doza do të përdoren për vaksinën e parë”, tha Filipçe.

Ambasadori rus në vend tha se vaksina Sputnik është efikase dhe se është e regjistruar në 46 vende të botës.

“Sputnik është vaksina e parë e regjistruar në botë bazuar në platformën njerëzore të vektorit adenovirus. Vaksina është absolutisht e sigurt dhe efektive dhe me të drejtë po bëhet një ‘best seller’ në të gjithë botën. Është regjistruar në 46 vende të botës, duke përfshirë disa vende të BE-së. Një procedurë e përshpejtuar është duke u zhvilluar në Agjencinë Evropiane të Ilaçeve për ta ekzaminuar atë, ndërsa OBSH po shqyrton një kërkesë për ta përfshirë atë në një listë të ilaçeve të miratuara nga OBSH”, tha ambasadori rus./Telegrafi/

Advertisement

Arritën vaksinat e para ruse në Maqedoni, bisedohet edhe për sasi të tjera shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy