Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska riaktualizon kërkesën për përmendoren e revolucionarit kontrovers maqedonas Andon Llazov Qoseto.

Arsovska ka dorëzuar nismën në Këshillin e Qytetit të Shkupit për vendosjen e serishme të përmendores së Qosetos në një lokacion tjetër, përkatësisht mes bulevardit “Aleksandar Makedonski” dhe “Bellasica”. Në një arsyetim me shkrim nga Qyteti i Shkupit thonë se bëhet fjalë për figurë të rëndësishme historike dhe një ndër revolucionarët më të mëdhenj maqedonas, përmendorja e të cilët sipas komunikatës u hoq në mënyrë tinëzare nga udhëheqja e mëparshme.

Arsovska thotë se nuk do të lejojë që përmendorja e Qosetos të ndryshket dhe kërkon që nisma sa më shpejtë të vendoset në rend dite dhe të votohet. Përmendorja e Qosetos u hoq nga afërsia e kompleksit të Gjykatave me urdhër të Inspektoriatit të Ndërtimit të Komunës Qendër 5 vite më pare, pas konstatimit të shkeljeve të shumta ligjore.

Kohë më parë Arsovska bëri përpjekje që përmendorja të kthehet në vendin e njëjtë duke dorëzuar kërkesë në komunën Qendër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Arsovska kërkon që përsëri të vendoset përmendorja e Qosetos në Shkup appeared first on Telegrafi.