LSDM kërkon që kryetarja Danella Arsovska ta pranojë vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, i cili dje ka pranuar iniciativën për dorëzimin e letrave kredenciale për projektin për rikonstruimit të Sallës Universale në Ministrinë e Kulturës.
Nga partia thonë se Arsovska duhet të përgatisë vendimin në afat prej 7 ditësh.
“Salla Universale është simbol i Shkupit, simbol i solidaritetit dhe pas rindërtimit duhet t’u kthehet qytetarëve si objekt i rëndësishëm përfaqësues në kryeqytet, theksojnë nga partia në pushtet.
Këshilli i Qytetit të Shkupit me 26 vota “për” e pranoi iniciativën për dorëzimin e përkohshëm të autorizimeve për rikonstruimin e Sallës Universale në Ministrinë e Kulturës.
Në konkluzion të Këshillit thuhet gjithashtu se nga kryetarja e Qytetit të Shkupit kërkohet që të përgatisë marrëveshje për ndryshimin e investuesit të Sallës Universale nga Qyteti i Shkupit në Ministrinë e Kulturës.
Rikonstruimi i Sallës Universale është ndërprerë me muaj të tërë, pasi Arsovska në mars të këtij viti tregoi se projekti në të cilin punohet ka gabime dhe është i pasigurt./Telegrafi/
The post LSDM: Arsovska të pranojë vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit për sallën universale appeared first on Telegrafi.