LSDM: Arsovska është kandidate e mafisë urbane që e shkatërroi qendrën e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “konsulli i nderit nga Hungaria, Danella Arsovska është kandidatja e Nikolla Gruevskit dhe OBRM-PDUKM-së, të cilët e krijuan kaosin urbanistik në Qendër dhe në Shkup për interesat e mafisë urbane të Gruevskit”.

Sipas LSDM-së, Arsovska emërohet menaxhere e Sallës Rasadnik pikërisht kur Gruevski është ministër i Financave.

“Banorët e Qendrës dhe shkupjanët e mbajnë mend kur shkatërroi Shkupin modern për shkak të Shkupit barok. Banorët e Qendrës dhe shkupjanët e dinë shumë mirë kush shkatërroi gjelbërimin në Shkup dhe pyjet në Vodno. Ata po ashtu e dinë pse OBRM-PDUKM-ja kriminele nuk ka kandidat të tyrin në Qendër dhe Shkup”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se nga OBRM-PDUKM ende janë të freskëta gjurmët kriminele dhe për këtë shkak, Natasha Kotrla do të mposhtet edhe një herë nga Gerasimovski në Komunën Qendër.

Advertisement

“Shkupjanët e dinë shumë mirë se mafia urbane e Gruevskit e shkatërroi Shkupin modern me projektin e Gruevskit “Shkupi 2014″, dhe pikërisht OBRM-PDUKM do të dënohet në Shkup”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

LSDM: Arsovska është kandidate e mafisë urbane që e shkatërroi qendrën e Shkupit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy