Shileogv: Arsovska shitet si e pavarur, të gjithë e dinë se ajo është kandidate e OBRM-PDUKM-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Bashkisë së Shkupit sot tha se Daniela Arsovska fshihet si kandidate e pavarur dhe se të gjithë e dinë se ajo është kandidate nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Sipas tij, Arsovska me këtë veprim përçmon qytetarët dhe po turpërohet nga OBRM-PDUKM.

“Nëse është e pavarur, cila është lista e pavarur e këshilltarëve? Ata që fshihen si të pavarur, i dëmtojnë nismat qytetare dhe shkatërron sektorin joqeveritar. Më pengon kjo. OBRM-PDUKM gjithmonë ka dhënë kandidatë të ‘pavarur’ si Ivanovi, Siljanovska Davkova dhe Ljubisha Georgievski dhe më pas ata të pavarurit shndërrohen në partiakët më të besuar. Partia më e madhe opozitare turpërohet të del para shkupjanëve për këtë situatë”, tha Shilegov.

Ai shtoi se është krenar që është kandidat për Bashkinë e Shkupit nga radhët e LSDM-së dhe se asnjë nuk është fshehur se është social demokrat./Telegrafi/

Advertisement

Shileogv: Arsovska shitet si e pavarur, të gjithë e dinë se ajo është kandidate e OBRM-PDUKM-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy