Arsovska: Puna për bulevardin “Hasan Prishtina” nuk është ndërprerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se puna për ndërtimin e Bulevardit “Hasan Prishtina” po vazhdon.

Arsovaksa mohoi të ketë pasur ndërprerje ose anulim të projektit duke shtuar se mund të jenë përsëritur procedura të caktuara.

“Asgjë nuk është ndërprerë! Nëse ka pasur ankesa për procedurën ose nëse janë konstatuar lëshime të caktuara gjatë procedurës, normalisht që përsëriten por asnjë nga projektet që janë në interes të qytetarëve nuk do të ndërpritet”, pohoi Arsovska.

Ndryshe, projekti në fjalë kishte nisur pak para zgjedhjeve lokale nën drejtimin e ish kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Me këtë projekt parashihet edhe ndërtimi i qarkores afër udhëkryqit midis bulevardit “Sllovenia” dhe “Rrugës së Kaçanikut” në Shkup, me çka do të ndërtohet edhe Bulevardi “Hasan Prishtina”.

Advertisement

Arsovska: Puna për bulevardin “Hasan Prishtina” nuk është ndërprerë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy