Arsovska: Shilegov të japë llogari se ku i shpenzoi 11 milionë euro nga shitja e Shtëpisë së Qytetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidatja e pavarur për kryetare të Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska pohon se kryetari aktual i Shkupit, Petre Shilgov ka shpallur konkurs për blerjen e shtëpisë së re të qytetit, “në mënyrë kundërligjore dhe në mes të zgjedhjeve”. Sipas saj, për këtë qëllim janë planifikuar 11 milionë euro.

“Në vend se të shpenzohen 11 milionë euro për zyre të reja luksoze për kryetarin e Qytetit, ato mjete do t’i investojmë në krijim të së ardhmes për të rinjtë. Në kohën kur të rinjtë po largohen nga vendi, në kohën kur shumë pak po investohet në të ardhmen e tyre, në kohë kur kemi aq gjëra të parregulluara në Shkup, kryetari i Qytetit në largim prioritet e ka furnizimin e hapësirës për zyre luksoze për të”, tha Arsovska.

Arsovska paralajmëroi se si kryetare e ardhshme e Qytetit do të investojë në krijimin e një të ardhme më të mirë për të rinjtë. Ajo premton se një pjesë e këtyre 11 milionëve do t’i ridedikonte për rinovim të kazermës së vjetër në Aerodrom. Q cila në bashkëpunim me Komunën e Aerodromit, do të shndërrohej në qendër për inxhiniering softuerik qendër për kompani të IT-së.

Në pyetjen se cili është plani i Danella Arsovskës për shtëpinë e qytetit kur tashmë publikisht dihen kushtet në të cilat punojnë të punësuarit në barakat aktuale, ajo u përgjigj se për çudinë e saj të madhe tashmë kishte shtëpi të qytetit dhe e njëjta është shitur.

Advertisement

Arsovska: Shilegov të japë llogari se ku i shpenzoi 11 milionë euro nga shitja e Shtëpisë së Qytetit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy