Dialogu asnjëherë nuk është ndërprerë, ndërsa vazhdojnë edhe bisedimet me degët e sindikatave, theksoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në pyetjen nëse Qeveria do të përgjigjet në kërkesën e Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë për rritje lineare të pagave në sektorët publikë, pagesë të obligueshme të regresit për pushim vjetor nga viti i ardhshëm me qëllim që ta pengojë grevën më 22 qershor.

“Qeveria solli vendim me ç’rast është formuar trup për pajtim në këshillin për pajtim nga ana e punëdhënësve dhe anëtarë janë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, ministri i Financave, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës”, tha Arsovski.

The post Arsovski: Dialogu me LSM-në asnjëherë nuk është ndërprerë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";