Trençevska: Dialogu për pagën minimale mes palëve fillon të mërkurën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trançevska dhe përfaqësuesit e Organizatës së punëdhënësve sot kishin takimin e parë të punës ku temë kryesore ishte kërkesa e sindikatave për rritjen e pagës minimale.

Ministrja Trençevska, siç njoftojnë nga MPPS, njoftoi se përmes dialogut me punëtorët dhe punëdhënësit do të gjenden zgjidhjet të duhura për vërtetimin e pagës minimale.

“Dialogu fillon të mërkurën ku do të mbajmë edhe mbledhjen e parë të Këshillit Social dhe Ekonomik. Qëndrimi ynë është se përmes bisedimeve për pagë minimale ku do të marrin pjesë qeveria, punëdhënësit dhe punëtorët, me fakte dhe argumente duhet të arrijmë në zgjidhje që është më e mirë për të gjitha palët. Në këto takime do ta hapim edhe çështjen e ndryshimin të kritereve për pagë minimale”, u shpreh Trençevska.

Sipas njoftimit, përfaqësuesit e Organizatës së punëdhënësve konsiderojnë se më e mira është që dialogu të fillojë me bisedimet për kriteret e reja për rritjen e pagës minimale./Telegrafi/

Advertisement

Trençevska: Dialogu për pagën minimale mes palëve fillon të mërkurën shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy