Arsovski: Nuk ka para për laptopë për nxënësit dhe ka 4.6 milionë euro për PSP që nuk ekziston

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovsku në TV 24 foli për rebalancin e buxhetit si dhe me politikat e gabuara të cilat qeveria e LSDM-së i sjell për tre vite.

Arsovski thotë se Qeveria shpenzon para të popullit për ta paguar PSP-në si institucion që tashmë nuk ekziston, dhe nuk ka para për 30 mijë nxënës të cilët nuk kanë kushte për ndjekjen e mësimin online për shkak se nuk kanë laptopë.

“PSP qysh moti nuk ekziston, ndërsa Qeveria paguan mbi 4.6 milionë euro për paga të institucioneve që tashmë për një kohë nuk funksionon. 40 mijë nxënës duhet ta ndjekin mësimin online, ndërsa pjesa e tyre nuk kanë laptopë apo tabletë për të mësuar”, tha Arsovski.

Arsovski thotë populli nuk pa asgjë nga vauçerët e Qeverisë dhe se nuk është e logjikshme që për nxënësit të mos ketë para ndërsa Qeveria në anën tjetër të shpenzojë kudo./Telegrafi/

Advertisement

Arsovski: Nuk ka para për laptopë për nxënësit dhe ka 4.6 milionë euro për PSP që nuk ekziston shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy